Krep me fruta deti (Video)
Përbërësit për brumin:
500 gr qumësht
250 gr miell
4 vezë
Majdanoz
Pak vaj
Kripë
Frutat e detit dhe ingredientët plotësues:
200 gr midhje
2 kallamarë
2 karkaleca
1 merluc
2 domate
Hudhër
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pastrojmë merlucin dhe frutat e detit. Në një tenxhere me pak vaj dhe hudhër skuqim lëkurat e karkalecit dhe kokën e merlucit, shtojmë majdanoz dhe pak domate. Pasi i kemi skuqur shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tas përziejmë vezët, shtojmë majdanoz, qumësht, pak vaj ulliri, miellin dhe i përziejmë të gjitha bashkë me mikser. Pasi përgatisim brumin, fillojmë pjekim krepat në tigan. Në një tjetër tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe një thelp hudhër, vendosim kallamarin që të skuqet, pasi mblidhet kallamari vendosim edhe merlucin. Shtojmë në to domate dhe me ndihmën e një site shtojmë lëngun e përgatitur me kokën e peshkut dhe lëkurat e karkalecit dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë.
Krepat e përgatitur i presim në formë spageti. Vendosim në pjatë merlucin, kallamarët dhe mbi to vendosim krepa të prera si spageti.
/tvklan.al