Rama: Qytetarët në anën e qeverisë


Rama: Qytetarët në anën e qeverisë

15:55 21/02/2019

Jehona e protestës së opozitës ka “pushtuar” mediat ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesimit të një tjetër media italiane, këtë herë “Il Messaggerio”. Kreu i qeverisë ka folur për situatën politike në vend, dhe më konkretisht protestat e zhvilluara nga opozita.

I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Rama ka thënë se ato do të mbahen në vitin 2021.

“Duan që unë të dorëhiqem për të bërë një qeveri tranzitore. Është si t’i kërkosh Juventusit, meqë është shumë i fortë, që të pranojë formacionet që bëjnë të tjerët, jo trajneri i saj dhe që të shkojë në fund të klasifikimit për ta nisur kampionatin nga e para… pa Ronaldon!. Qeveritë tranzitore bëhen kur ka probleme përfaqësimi, ndërsa ne kemi mazhorancën absolute dhe jemi përpara në të gjitha sondazhet. Nuk është një lojë, kemi jo vetëm të drejtën, por detyrën për të përfaqësuar vullnetin e zgjedhësve. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2021″.

Po çfarë proteste e popullit! Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve apo studentëve apo sindikateve apo forcave sociale. Kjo është një protestë e organizuar nga establishmenti 5 vjeçar  që u la jashtë nga populli me miliona vota. Opozita është shumë mbrapa në sondazhe dhe e di se do të humbasë në të gjitha qytetet. Ajo kërkon që unë të dorëhiqem. Kjo është vetëm një revoltë e politikës së atyre që janë larguar dhe që ëndërrojnë të pamundurën. Pra, të kthehen në pushtet pa kaluar nga vota. Berisha do vetëm të pengojë reformën në drejtësi. Janë më shumë se 50 magjistratë të korruptuar që i kemi përzënë nga sistemi.

Po sheshi ka qenë plot. Çfarë instruksione ka dhënë Policia?

Unë nuk jap udhëzime, pasi nuk jam kreu i policisë apo Ministër i Brendshëm, nuk është puna ime të organizoj policinë. Ditën e shtunë (16 Shkurt) policia ka qenë fantastike, kishte vetëm 1 të plagosur mes demonstruesve në një vend ku shumë vite më parë, në vitin 2011 mbetën të vrarë 4 protestues.

Po i referoheni kohës që Lulzim Basha ishte Ministër  i Brendshëm?

Nuk flas kurrë për kundërshtarët në një gjuhë të huaj, edhe pse është gjuha e gjyshes sime. Gjyshja ime ka pasur origjinë italiane.

Opozita është larguar nga Parlamenti. Si do të shkojë tani?

Ma thoni ju, pasi edhe ju keni kaluar një faze të një opozitë ndryshe që tani është në qeveri. Por kurrë nuk kam dëgjuar që të kërcënojë për djegie mandatesh.

Sali Berisha, lideri historik i së djathtës ju ka akuzuar për mashtrim me zgjedhjet…

Para zgjedhjeve të një viti e gjysmë, pavarësisht se pranuam një kompromis ku opozita u përfshi në gjysmën e qeverisë duke përfshirë dhe Ministrinë e Brendshme.

Opozita flet për 20 % të votave të falsifikuara.. ?

OSBE ka legjitimuar rezultatin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, dhe kundërshtarët tanë nuk kundërshtuarn asgjë deri në tetor kur nisi beteja për lidershipin në partinë e tyre. OSBE ka rekomanduar të kryhet reforma zgjedhore për të përmirësuar sistemin dhe ne kemi ftuar opozitën për ta shkruar dhe do ta kishim miratuar atë. Përkundrazi, ata braktisën parlamenti per 6 muaj. Ata thonë se me Edi Ramëm ata nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të bërë një qeveri kalimtare. Do të ishte sikur t’i kërkoje Juventusit, pasi është shumë i fortë, të pranojë që formacionin ta bëjnë të tjerët dhe jo trajneri i tij, dhe ai të kthehet në renditje duke filluar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon!

Kundërshtarët ju krahasojnë me Maduron..

Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Europa i kanë apeluar opozitës për t’u nënshtruar parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në. Opozita jep një imazh të rremë të vendit dhe Shqipërisë.

Berisha pretendon se mund të ketë një fund të keq …

Ai gjithashtu thotë se mënyra e vetme për të më larguar është një plumb në ballë, por nuk dua të komentoj. Dhe pastaj Shqipëria në ditët e Berishës, digjej. Ai vetëm dëshiron të pengojë Reformën e Drejtësisë. Janë më shumë se 50 gjyqtarë të korruptuar që kemi nxjerrë jashtë sistemit.

Probleme me qeverinë italiane?

Asnjëherë. Qeveritë italiane kanë bashkëpunuar gjithmonë me Shqipërinë. Në Shqipëri më shumë se 20 mijë italianë bëjnë biznes. Dhe në Itali ka qindra mijëra shqiptarë.

Nuk ka rrezik që të degradojë situata, të fillojë eksodi në Itali?

Jo! Jo! Kjo është vetëm një revoltë brenda pallatit, revoltë nga ata që u dëbuan dhe ëndërrojnë të pamundurën. Pra duan të vijnë në pushtet pa votime.

/tvklan.al






Të ngjashme