Kriza financiare te Flamurtari
Privatizimi i munguar, borxhe të akumuluara dhe lojtarë që po largohen të papaguar. Këto janë shkaqet e krizës së ekipit të flamurtarit të cilat riartikulohen nga Administratori i klubit, Sinan Idrizi.
Dy largimet e fundit nga klubi ishin Albi Alla dhe Agustin Torassa. Nëse me të parin u arrit një marrëveshje, Idrizi thotë se me argjentinasin çështja është ndryshe.
Me largimet në merkaton e Janarit dhe jo vetëm, duket se flamurtari ka dalë nga objektivi për titull, me të cilin nisi sezonin. Tashmë vlonjatët do të luajnë për të qëndruan në Superligë.
Tv Klan