
Benešík: Ndiqni shembullin e Çekisë
Gjatë kohës që deputetët e opozitës po dorëzonin mandatet në Kuvend, përfaqësuesi i Komisioni për Çështjet Europiane në parlamentin çek i ndodhur në Tiranë në një takim me përfaqësues të shumicës, në pozitat e një opozitari i kërkoi opozitarës shqiptarë të mos dëmtojnë perspektiven europiane të vendit. Ondřej Benešík sjell eksperiencën çeke ku për çështje kaq madhore të gjithë partitë parlamentare u bënë bashkë.
“Kur jeni para hapjes së negociatave një situatë e tillë nuk është fatlume. Si deputet i opozitës dua t’ju them se fusha e politikë është parlamenti. Në republikën çeke në vitet ’90 i vumë qëllim vetes që të gjitha partitë politike të gjenin gjuhën e përbashkët”.
Delegacioni çek u takua me kryetarin e Kuvendit dhe Kreun e Grupit Parlamentar socialist.
Tv Klan