Izraeli synon të zbarkojë në Hënë


Izraeli synon të zbarkojë në Hënë

11:11 22/02/2019

Një raketë SpaceX u nis nga baza në Florida për në Hënë, duke mbajtur një sondë robotike të Izraelit. Me këtë hap, Izraeli po përpiqet të bëhet vendi i katërt që zbarkon në Hënë, pas Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Sonda e Izraelit, e quajtur Beresheet, pritet të arrijë në Hënë pas gati dy muajsh. Zbarkimi është planifikuar për datën 11 Prill në Detin e Qetësisë. Beresheet peshon 585 kilogramë dhe kostoja e projektit është rreth 100 milionë Dollarë. /REL






Të ngjashme