Tortë e kripur me presh (Video)


Tortë e kripur me presh (Video)

17:05 22/02/2019

Përbërësit: 

400 gr presh

150 gr djath francez

60 gr gjalp

50 gr djath i grirë

50 gr panna

2 petë sfoliatë

2 vezë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastrojmë fillimisht preshin dhe e grijmë imët. Më pas e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, hudhër dhe trumzë.

Në një tas përziejmë vezët, shtojmë në to kripë, piper, djathë të grirë, pana dhe djathin francez të cilin e presim në feta të holla. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë dhe më pas shtojmë në fund edhe preshin. Hapim petët sfoliato dhe shtrojmë një pjesë në tortiere, e mbushim me përbërjen që përgatitëm dhe më pas vendosim një tjetër petë sipër. I shtojmë pak gjalp sipër, pak djath të grirë dhe e fusim në furrë që të piqet në 180 gradë për 20 minuta.

/tvklan.al






Të ngjashme