Supë me presh (Video)
Përbërësit:
500 gr presh
300 gr patate
30 gr pomodorini
Hudhër
Trumzë
Bukë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pastrojmë preshin dhe patatet dhe i grijmë shumë imët. Në një tenxhere me pak vaj ulliri, shtojmë pak trumzë, pak hudhër dhe i skuqim. Më pas shtojmë në të ujë dhe e lëmë të ziejë.
Në një tigan me pak vaj ulliri dhe pak trumzë thekim bukën dhe pomodorinit. Pasi supa është gati e vendosim në blender dhe e bëjmë krem. Vendosim në pjatë supën dhe mbi të bukën e thekur dhe pomodorinit.
/tvklan.al