Kuvendi kërkesë KQZ për mandatet e djegura


Kuvendi kërkesë KQZ për mandatet e djegura

18:55 22/02/2019

24 orë pasi protokolli i Kuvendit administroi kërkesat e 56 deputetëve të opozitës për lënien e mandatit të tyre parlamentar, Kuvendi i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke i kërkuar ndërprerjen e mandatit të tyre.

Kuvendi kërkon nga KQZ marrjen e masave për zëvendësimin e tyre përmes listave shumë emërore të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Nga radhët e opozitës refuzuan të lenë mandatin deputeti i PD-së, Myslym Murrizi dhe ai LSI-së, Lefter Koka, ndërsa deputetët Rudina Hajdari, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka nuk e kanë firmosur ende kërkesën, duke deklaruar se janë jashtë vendit.

Tv Klan






Të ngjashme