Dhunë në familje, pranga inspektorit të Zjarrfikëses
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.
Arrestimi u krye, pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/tvklan.al