Kush e kompozoi këngën? Keisi: Të pyesim Seldin (Video)


Kush e kompozoi këngën? Keisi: Të pyesim Seldin (Video)

23:19 23/02/2019

Prej muajsh Keisi Medini, vajza e këngëtarit Sabiani, kishte paralajmëruar klipin e saj të parë. Bashkëpunimi me këngëtarin Seldi Qalliu duket se pak kohë pas publikimit ka rezultuar i suksesshëm dhe ka marrë mijëra klikime. Dhe për të folur rreth këngës së saj ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

“Të gjithë po presin që ti të flasësh”

, iu drejtua Ermal Mamaqi, teksa pyeti këngëtaren se kush është kompozitori i këngës. Fjala e parë që Keisi tha ishte: “Të përgjigjet Seldi”.

Ermal Mamaqi: Urime Keisi dhe Seldi për këngën e fundit. Dua që të flasë Keisi sepse njerëzit mezi po presin të flasë kjo gocë, duan të dinë sa e përgatitur është intelektualisht. Keisi kush e kompozoi këngën?

Keisi Medini: Ta pyesim Seldin…

Ermal Mamaqi: Mos u regjistrua fjala e parë. Fjala e parë ishte “ta pyesim Seldin”. 

/tvklan.al






Të ngjashme