Shkrumbohen gjatë natës 5 makina
5 automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Vlorës. Makinat ndodheshin të parkuara pranë njëra-tjetrës, në zonën e Ujit të Ftohtë dhe dyshimet paraprake janë se zjarri është vënë qëllimisht.
Kjo pasi zjarri dyshohet të jetë vënë fillimisht në automjetin e Gentjan Sherifajt, një zyrtar i lartë i Bashkisë së Vlorës. Nga flakët u dogj edhe makina e bashkëshortes së tij.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e saj, me ndihmën edhe të kamerave të sigurisë që ndodhen në këtë zonë.
“Më datë 26.02.2019, në orën 01:30, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në një shesh parkimi, në rrethana ende të paqarta janë përfshirë nga flakët 5 automjete në pronësi të personave të ndryshëm. Po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit”,
thotë në një njoftim paraprak për mediat Policia e Vlorës.
/tvklan.al