Pilulë me Wi-Fi për kolitin


Pilulë me Wi-Fi për kolitin

12:41 26/02/2019

Gjenerata e re e ilaçeve të robotizuara shtohet me një tjetër produkt. Sapo është krijuar Vibrant, një pilulë inteligjente që shërben për të luftuar problemet e kolitit, shqetësim ky që godet rreth 15% të popullsisë globale.

Është prodhuar nga një kompani farmaceutike izraelite dhe kapsula merret me ujë, si shumica e ilaçeve. Kur mbërrin në zorrë nis të vibrojë, duke lehtësuar kështu lëvizshmërinë e mureve intestinale, e më pas duke ndihmuar evakuimin në mënyrë natyrale.

Lëvizja e pilulës kontrollohet me Wi-Fi, me anë të një radiokomande të jashtme, që bën të mundur edhe programimin e vibrimit në disa modalitete.

Testet e para të kryera mbi rreth 300 vullnetarë, që I kanë marrë këto pilula për 8 javë nga 5 herë në ditë, kanë rezultuar të suksesshme, efikase dhe pa efekte anësore. Megjithatë kërkuesit thonë se do të vijojnë edhe teste të tjera, për rikonfirmime të mëtejshme.

Klan Plus






Të ngjashme