Balerina dhe këngëtari flasin për momentin kritik të jetës së tyre (Video)


Balerina dhe këngëtari flasin për momentin kritik të jetës së tyre (Video)

20:35 26/02/2019

Prej 5  vitesh e gjysmë çifti Olta Ahmetaj dhe Fabian Basha janë bekuar me dy djemë binjakë. Balerina dhe këngëtari duket se kanë qenë të prerë dhe kishin vendosur edhe moshën se kur do të bëheshin prindër. Sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ata folën për djemtë e tyre, Liam dhe Tristan. Gjatë emisionit çifti po ashtu rrëfeu edhe momentin kritik të lindjes së dy binjakëve.

“Kam qenë unë ajo që kërkoja fëmijë. Kur mendonim për fëmijët, Fabi gjithnjë thoshte s’kemi bërë dasmë, s’kemi rregulluar shtëpinë, etj, dhe unë për t’i rrëshkitur muhabetit i thoja: “Fëmija e sjell mbarësinë me vete”. Dhe ashtu ndodhi. Shtatzënia më ka shkuar shumë mirë dhe nuk e kam ndjerë fare. Kam qenë deri në muajin e 9-të në palestër. Para se të shkoja për të lindur kam qenë në një ditëlindje, ishim duke festuar. Pasi mbaroi ditëlindja, në 01:30 shkuam për një vizitë sepse doktori ishte turni i tretë. Kur shkova ai më tha kanë plasur ujrat… Patëm një problem të vogël që s’e kemi thënë më parë, por mbaj mend një shprehje të Fabit që në një moment kritik më tha: “Zoti na i ka dhënë bashkë dhe do na i lejë bashkë”

, tha Olta.

“Ne kishim rënë dakort dhe kishim përcaktuar njëfarë moshe kur do të kishim fëmijë. I qëndruam besnikë asaj moshe. Unë e merrja me mend që do të kishim binjakë sepse ne e kemi në fis. Fëmijët tanë ishin binjakë, me vezore të ndryshme, por të lidhur në një placentë. Në momentin që lindi Liami, i pari, djali i dytë Tristani nuk kishte më oksigjen sepse u shkëput placenta. Ishte një 5-minutësh shumë stresant. Sot ata janë të dy 5 vjeç e gjysmë”,

shtoi Fabi.

/tvklan.al






Të ngjashme