Nipi gjen gjyshin të gjakosur, në shtëpi mungonin edhe Lekët


Nipi gjen gjyshin të gjakosur, në shtëpi mungonin edhe Lekët

21:58 27/02/2019

Një i moshuar dyshohet se është grabitur në banesën e tij nga persona të paidentifikuar. Ngjarja që ka ndodhur në lagjen “Rilindja” të Vlorës, është zbuluar fillimisht nga nipi i të moshuarit, i cili njoftoi më pas policinë.

Ai tha se gjyshi i tij ishte i gjakosur, ndërsa në banesë mungonin rreth 100 mijë Lekë të reja. I moshuari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka fraktura në kokë. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur rastin.

Informacioni paraprak i Policisë së Vlorës:

Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

/tvklan.al






Të ngjashme