SHBA, sanksione për 6 zyrtarë venezuelianë


SHBA, sanksione për 6 zyrtarë venezuelianë

23:45 02/03/2019

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjashtë zyrtarë të sigurisë së Venezuelës, të cilët akuzohen se kanë penguar hyrjen e ndihmave në këtë shtet. Departamenti amerikan i Thesarit tha se gjashtë zyrtarët, duke përfshirë pjesëtarë të Gardës Kombëtare dhe policisë janë të lidhur me presidentin Nicolas Maduro.

Ditën e djeshme kreu i Venezuelës urdhëroi që selinë e kompanisë shtetërore të naftës ta transferojë nga Lisbona në Moskë. Sanksionet e reja, janë pjesë e një fushate nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i bërë presion Maduros që të japë dorëheqjen.

Uashingtoni i ka njohur legjitimitetin Guaidos dhe ka bërë thirrje për mbajtje të zgjedhjeve të reja, meqë rizgjedhja e Maduros është konsideruar nga shumë shtete si e paligjshme.

Klan Plus






Të ngjashme