Rizoto me speca dhe salsiçe (Video)


Rizoto me speca dhe salsiçe (Video)

14:25 06/03/2019

Përbërësit:

320 gr oriz

200 gr salsiçe derri

70 gr djathë i grirë

2 speca të kuq

2 speca të verdhë

2 thelpinj hudhër

2 degë selino

1 qepë

1 karrotë

1 gotë verë

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të karrotë, qepë, dy thelpinj hudhër, selino dhe i lëmë të ziejnë që të përgatitet bulioni. Në një tigan me pak vaj ulliri pjekim specat dhe më pas iu heqim lëkurën. Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri, shtojmë hudhër të grirë imët dhe skuqim në të salsiçet e prera në kubikë. Më pas shtojmë orizin dhe pasi skuqet pak e shuajmë me verë. Pasi avullon vera, i shtojmë bulion nga ai i perimeve. Më pas shtojmë specat e pjekur, majdanoz dhe i lëmë të ziejnë edhe pak bashkë. Në fund shtojmë djathin kaçkavall dhe pak vaj ulliri, i përziejmë dhe është gati për t’u servirur.

/tvklan.al






Të ngjashme