Quinoa me fruta deti (Video)
Përbërësit:
300 gr midhje
250 gr quinoa
4 karkaleca
1 kallamar
2 domate
2 degë trumzë
1 gotë verë
Trumzë
Hudhër
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim pak gjalp, pak hudhër dhe trumzë për ta aromatizuar gjalpin. Më pas i heqim dhe shtojmë në të kuinoa, pasi skuqet pak shtojmë ujë dhe e lëmë të ziejë. Pastrojmë frutat e detit, i presim në copëza dhe i vendosim në një tas. I marinojmë me hudhra të shtypura, kripë dhe piper. Në një tigan shtojmë vaj ulliri, hudhër, trumzë. Pasi aromatizohet vaji i heqim dhe shtojmë frutat e detit, pasi skuqen pak i shuajmë me verë. Më pas shtojmë, kripë, piper, uthull, domate të grira dhe i lëmë të ziejmë. Në fund shtojmë kuinoan, i përziejmë të gjitha bashkë në mënyrë që të lidhen dhe është gati për t’u servirur.
/tvklan.al