Nevoja për një “Dayton II” në Ballkan


Nevoja për një “Dayton II” në Ballkan

16:35 11/03/2019

Zoran Zhivkoviç, dikur ka qenë i fuqishëm. Kryeministër i Serbisë pas vrasjes së pararendësit të tij Zoran Gjingjiç, 16 vjet më parë. Në atë kohë Serbia përballej me një lloj kryengritjeje të brendshme të grupeve brenda ushtrisë dhe kjo vrasje ishte goditje për të ashtuquajturin revolucionin e 5 Tetorit, kur nga posti u largua Sllobodan Millosheviç. Tani Zhivkoviç udhëheq një parti të re që quhet “Nova Stranka”. Thotë se Ballkanit i duhet një Dayton i ri, për të vënë së pari pikën mbi dhunën dhe vrasjet etnike, më pas tranzicion i shpejtë. Është bërë shumë, por është stagnuar në ndryshime.

“Kemi një Serbi që është në gjysmë hapi dhe po bëhet problem për qytetarët në Serbi dhe më pas me partnerët e saj në Prishtinë, në Bosnje, në Hungari e vende të rajonit krijojnë problem pasi këto lloj partish mund të ekzistojnë vetëm kur situate është sikurse në prag konfliktesh”.

Serbia thotë ka përgjegjësi për të ndryshuar Ballkanin. Si shteti më i madh, ka pasur përgjegjësinë më të madhe edhe në luftë. Por, thotë se shumë serbë duan paqe dhe fqinjësi të mirë. E do një Serbi të suksesshme dhe e quan vetën patriot.

“Në bregdet në Mal të Zi shkoj përmes Shqipërisë dhe nuk kam problem me targa serbe, në Zagreb ulem në kafene e kinema dhe nuk kam problem, por edhe në Sarajevë për gjysmë ore flas me dhjetë persona pasi unë si serb i madh nuk jam rrezik për askënd dhe ne duhet të luftojmë që pjesa qytetare të marr pushtetin në Serbi dhe të kryejmë tranzicionin”.

Zhivkoviç beson se zgjidhje për Kosovën ka, por së pari duhet krijuar standardet. Është po ndarjes.

“Nuk kemi kushte që pas gjithë gjakderdhjeve që janë bërë gjatë viteve 90 ta harrojmë çfarë ka ndodhur. Edhe ata që duan ta harrojnë u thotë dikush nga familja çfarë ka ndodhur me vrasjet dhe një zgjidhje e keqe siç është ndarja, megjithatë mund të sjell deri tek ndërprerja e mundësive të konflikteve, natyrisht nën patronazhin e bashkësisë ndërkombëtare”.

Ish-Kryeministri ka mbështetur protestat kundër presidentit aktual, pasi thotë se në Serbi janë bërë gabime në mungesë të lustrimit dhe demokracia ka zgjatur pak.

Tv Klan






Të ngjashme