Veliaj, banesa sociale për familjet e godinës te “Petro Nini”
Për përplasjen e banorëve te Petro Nini ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili shprehu gatishmërinë për t’i ofruar menjëherë banesa sociale familjeve në godinën që do prishet, pas vendimit të gjykatës për t’ia kthyer truallin ish-pronarëve.
“Bashkia Tiranë është gati që SOT t’i ofrojë mbështetje me BANESA SOCIALE në kushte shumë më të mira se katet pa leje të gjithë familjeve të prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATËVE për pronat, kontratat e llogaritë e tyre, pavarësisht vendimit të gjykatës!,
shkruan Veliaj duke nënvizuar se Bashkia nuk është e përfshirë në asnjë nga etapat e këtij procesi, ndërsa konflikti i pronarëve të tokës me banorët e një ndërtese me shtesa pa leje është trajtuar nga Gjykata.
“
Ata që e politizojnë na kujtojnë prej kujt i kemi peshqesh këto gjykata e këto plage me pronat”
, shkruan kryebashkiaku në Twitter.
/tvklan.al