
Sekreti i ruajtjes së jetëgjatësisë së luleve natyrale (Video)
Shpesh na pëlqen t’i zbukurojmë shtëpitë dhe ambientet tona duke blerë lule të freskëta.
Por edhe në rastet kur dikush na dhuron lule, na pëlqejnë që t’i ruajmë sa më gjatë ato, të freskëta në pamje edhe në aromë.
Elvira Preçe ishte sot e ftuar në emisionin”Rudina” në Tv Klan nga ku na tregoi truket që duhet të ndjekim për të rritur jetëgjatësinë e luleve të freskëta.
“Përpara se lulet t’i vendosim në një vazo me ujë, duhet t’i heqim nga ambalazhi dhe t’iu presim pjerrët kërcellin në mënyrë që të thithë më shumë ujë. Kur të mbushim me ujë vazon duhet të kemi kujdes që kërcellin të mos e mbulojmë me ujë më shumë se 4 gisht pasi mund të kalbet. Pasi i vendosim në vazo duhet që t’iu ndërrojmë ujin çdo ditë dhe një herë në dy ditë t’iu presim kërcellin që të hapen pore të reja. Për t’iu ruajtur edhe më shumë jetëgjatësinë mund të hedhim në ujë disa pika uthull të zakonshme”
, tha Preçe.
/tvklan.al