![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2019/03/737.png?fit=1100%2C628&ssl=1)
Edhe Kosova ndalon fluturimin e avionëve Boeing
Edhe Kosova është bashkuar me vendet e Bashkimit Europian dhe disa vende tjera nëpër botë, që të ndalojë operimin e të gjithë tipave të aeroplanëve Boeing 737 Max-8 dhe 738 Max-9.
“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX. Kjo ndalësë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës”
, thuhet në komunikatë. /klankosova