Kërkohet zëvendësuesja e Kejvinës (Video)
Javën e kaluar në emisionin “Xing me Ermalin” u konfirmua se Kejvina Kthella do të largohej nga emisioni për të nisur një projekt të ri në Itali.
Menjëherë pas lajmit, të shumta kanë qenë vajzat që kanë aplikuar për t’i zënë vendin Kthellës. Sipas drejtuesit të emisionit Ermal Mamaqi, 800 vajza kanë aplikuar, por vetëm 350 kanë bërë audicion.
“Kanë ardhur shumë vajza të cilat presin të marrin një konfirmim se cila do të zërë vendin e Kejvinës. Nga 800 aplikime vetëm 350 erdhën dhe bënë audicion. Edhe Kejvina ishte aty. Vajza që do të zgjidhet do të njoftohet në ditët në vijim në mënyrë që të shtunën që vjen ne të kemi velinën e re të Xing”,
tha Mamaqi.
Gjatë audicioneve në studion e “Xing” në Tv Klan disa prej vajzave tregojnë edhe arsyet se përse kishin aplikuar.
“Burri ishte arsyeja që më solli këtu”,
tha njëra prej kandidateve
.
“Kam ngel në derë”
, tha një tjetër.
“Jetoj akoma me lekët e babit”,
ishte një arsye tjetër.
Por kishte edhe nga ato që thanë se “erdha për të provuar fatin”
.
/tvklan.al