Tentoi të vriste 29-vjeçarin, polica zbardh ngjarjen
Tiranë- Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 14 Marsit 2019, ku në rrugën “Prokop Mima” u plagos në këmbë me armë zjarri 29- vjeçari, Enea Keqa.
Policia identifikon dhe shpalli në kërkim autorin me iniaiclet A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë 30- vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri, 29- vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu,u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al