Rizoto carbonara (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz carnaroli
100 gr djathë i grirë
50 gr pançetë
2 vezë
1 patate
1 qepë
1 selino
1 karotë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë, shtojmë në të lëkurat e qepës, lëkurat e karotës dhe pak karotë dhe selino. Grijmë imët qepën, selinonë, karotat, patatet, pançetën dhe i skuqim në një tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë orizin dhe pasi të skuqen për pak kohë të gjitha bashkë shtojmë bulionin e perimeve dhe i lemë të ziejnë. Në një tenxhere vendosim vezët që të ziejnë. Ndërkohë pasi e heqim rizoton shtojmë pak gjalpë, pak vaj ulliri dhe djathë të grirë në mënyrë që rizoto të bëhet kremoze. Vendosim në pjatë orizin, mbi të pak pançetë të skuqur dhe në fund vezë të shtypura me shtypëse patatesh dhe është gati.
/tvklan.al