Fileto pule me krem mascarpone (Video)


Fileto pule me krem mascarpone (Video)

17:30 22/03/2019

Përbërësit:

300 gr kërpudha

200 gr pana kuzhine

100 gr mascarpone

2 fileto pule

1 qepë

Djathë i grirë

Pomodorini

Trumzë

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Marinojmë fileton e pulës me trumzë, kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz dhe e skuqim në një tigan. Shtojmë në të njëjtin tigan edhe disa kërpudha dhe i lemë të skuqen. Pasi skuqen të gjitha bashkë i vendosim në një tavë qelqi dhe i fusim në furrë për 15 minuta.

Në një tjetër tigan vendosim trumzë, vaj ulliri, qepë dhe i skuqim sëbashku. Më pas shtojmë qepët kërpudhat e grira imët dhe pomodorini. Pasi skuqen për disa minuta shtojmë mascarponen, djathin e grirë dhe panën dhe i lemë të ziejnë bashkë për pak minuta. I heqim nga soba dhe masën e përgatitur e miksojmë dhe e bëjmë pure. Vendosim në pjatë fillimisht kremin e kërpudhave, mbi të kërpudha të pjekura dhe në fund fileton e pulës.

/tvklan.al






Të ngjashme