Rizoto “Mari e Monti” (Video)
Përbërësit:
250 gr oriz carnaroli
150 gr kërpudha champignon
150 gr karkaleca
30 gr majdanoz
20 gr borzilok
20 gr trumzë
3 thelpinj hudhër
2 domate
1 gotë verë
1 qepë
1 karotë
1 selino
Pançetë
Djathë i grirë
Pana
Mascarpone
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të lëkurat e kërpudhave, selino, karotë, qepë dhe i lemë të ziejnë që të përgatitet bulioni. Në një tigan shtojmë vaj ulliri, trumzë, majdanoz, borzilok, qepë dhe kërpudhat e grira imët. Pasi skuqen pak shtojmë orizin dhe vazhdojmë i skuqim bashkë. E shuajmë me verë, më pas shtojmë bulionin dhe e lemë të ziejë. Në një tjetër tigan skuqim pançetën dhe e shtojmë tek tigani i rizotos. Pasi e heqim nga soba shtojmë në tigan pak gjalp dhe djathë të grirë dhe i përziejmë që të lidhen. Më pas i shërbejmë me disa feta domate të freskëta.
/tvklan.al