Vrasja e avokatit, Dhoma e Avokatisë ndërpret shërbimet me 3 ditë


Vrasja e avokatit, Dhoma e Avokatisë ndërpret shërbimet me 3 ditë

18:49 25/03/2019

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka ndërprerë për 3 dite shërbimet për shkak të vrasjes së avokatit Ravik Gurra, pasditen e së premtes në qytetin e Elbasanit.

“Ndërpriten me tre ditë shërbimet nga e mërkura deri të premten, me përjashtim të seancave ju jepen masat e sigurisë”.

Në deklaratën për shtyp theksohet se, avokatët që thyejnë këtë vendim, do të marrin masë disiplinore.

Ngjarja ndodhi  në një lokal, në qendër të qytetit. 50-vjeçari Ravik Gurra, me profesion avokat ishte një prej avokatëve të çështjes “Shullazi”, ashtu sikurse edhe i fisit Çapja në Elbasan.

/tvklan.al

 






Të ngjashme