Krepa të mbushur me perime dhe salçiçe (Video)
Përbërësit:
500 gr qumësht
250 gr miell
250 gr krem djathi
150 gr salçiçe derri
100 gr vaj ulliri
4 vezë
2 lugë uthull
1 kungull
1 spec i kuq
1 karotë
1 qepë e njomë
Borzilok
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim në një tas miellin, shtojmë vezë, kripë, piper, vaj ulliri, qumësht dhe i përziejmë me mikser derisa të formohet brumi. Më pas në një tigan me shumë pak vaj ulliri, pjekim krepat.
Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet dhe ziejmë në të qepët e njoma. Pasi nxjerrim qepët, vendosim që të ziejnë karotën, specin e kuq dhe kungullin të gjitha të prerë në kubikë të vegjël. Më pas në të njëjtën tenxhere vendosim të ziejnë edhe salçiçet e derrit.
Vendosim në një tas borzilok të grirë imët, shtojmë kremin e djathit, perimet e ziera, salçiçet e ziera, vaj ulliri, kripë, piper dhe i përziejmë. Me masën e përgatitur mbushim krepat të cilët i lidhim me qepët e njoma të ziera.
/tvklan.al