
Reformat në gjyqësor, Gjonaj në Kosovë
Ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj ka qëndruar sot në Prishtinë ku ka takuar ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ata kanë biseduar për zbatimin e reformave të ndërmarra në gjyqësor në Shqipëri respektivisht Kosovë.
Ministrja Gjonaj ka kërkuar shkëmbimin e përvojave në çështjen e ndërmjetësimit ndërsa ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Shqipërisë në integrimet evropiane, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
Tv Klan