Pica me patate (Video)


Pica me patate (Video)

14:15 27/03/2019

Përbërësit:

200 gr salcë domate

100 gr borzilok

100 gr mozarella e fortë

50 gr pomodorini

2 thelpinj hudhër

1 kg patate

1 qepë

Pesto borziloku

Pak rigon

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim qepën, hudhrën dhe borzilokun që të skuqen. Më pas shtojmë në të salcën dhe i lemë të ziejnë për pak minuta bashkë. Heqim nga uji patatet dhe i shtrojmë në një tortiere, shtojmë salcën, mbi të djathin mozarella. Vendosim një tjetër shtresë me patate dhe pomodorini, borzilok dhe sërish djathë mozarella. E vendosim në furrë që të piqet për disa minuta dhe është gati./tvklan.al






Të ngjashme