Dhurata e veçantë që mori Lionel Messi
Një iPhone XS të larë në flori 24-karat është dhurata që ka marrë Lionel Messi, nga iDesign Gold. Telefoni kushton plot 4 mijë Euro. Në të do të jetë i gdhendur numri 10 i fanellës së tij, emri i bashkëshortes dhe i fëmijëve.
Sigurisht nuk do të mungojnë as logot e Barcelonës dhe Argjentinës. Një dhuratë me vlerë të konsiderueshme ekskluzivisht për argjentinasin. Ndërkohë telefoni vlerën reale e ka 1400 Euro.
Ajo çfarë na vjen në mendje është fakti se e gjitha kjo është një lloj publiciteti për firmën që prodhon telefonin, pasi me një shumë të tillë, vetëm persona me llogari si futbollisti mund ta blejnë.
Klan Plus