“Më mungon shumë”, thirrja e dëshpëruar e nënës së Bleona Matës (Video)


“Më mungon shumë”, thirrja e dëshpëruar e nënës së Bleona Matës (Video)

19:19 28/03/2019

Nëna e Bleona Matës, Bukurie Veizi nuk ka ndalur në asnjë moment kërkimet për vajzën e saj duke bërë publike vazhdimisht detaje të reja.

Me shpresën se një ditë do ta takojë vajzën e saj, Bukurie Veizi përmes një videomesazhi në emisionin “Rudina” në Tv Klan i bën thirrje shtetit të marrë masa për 5 dëshmitaret, kushërirat e Bleona Matës të cilat  kanë qenë me të pasditen e 22 Majit kur u zhduk 6-vjeçarja. Ajo po ashtu i bën thirrje të gjitha organeve të angazhohen për gjetjen e vajzës së saj ndërkohë që shprehet se ka 9 vite pa e parë dhe se i mungon.

“Dëshiroj që Bleona së shpejti të jetë pranë nënës, vëllait dhe gjirit familjar. I bëj thirrje shtetit në emër të një nëne që 5 vajzat kriminele të Bleonës po rrinë të lira dhe nuk po torturohen nga policia dhe as nuk po thirren nga ana shtetërore. Pesë kriminelet janë dëshmitare të vajzës time. I bëj thirrje të gjitha organeve kompetente të bashkëpunojnë për gjetjen e Bleonës sepse na mungon shumë. U bënë 9 vite që nuk dimë gjë ku ndodhet Bleona dhe si ndihet ajo sot. I bëj thirrje të gjithëve të bashkohen dhe të bashkëpunojnë për gjetjen e saj”

, tha nëna e Bleona Matës, Bukurie Veizi.

/tvklan.al






Të ngjashme