Sa kushtoi filmi “Dy gisht mjaltë”? (Video)
“Dy gisht mjaltë” është filmi më i ri shqiptar që ka pushtuar kinematë e Tiranës. Protagonistët kryesorë të filmit janë aktori i humorit Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata, të cilën e pamë për herë të parë në rolin e aktores në një film. Ermal Mamaqi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur pikërisht rreth realizimit të filmit dhe prapaskenave të tij. Gjatë emisionit aktori gjithashtu tregoi se realizimi i këtij filmi ka kushtuar rreth 250 mijë euro.
“Filmi besoj do bëj histori në Shqipëri, më duhet ta them këtë. Shpeshherë ne që çojmë shumë njerëz në kinema konsiderohemi si komercialë, ose si diçka pa vlerë. Por në këtë rast unë i dola së keqes para dhe mora ekipin më të mirë që mund të kisha mundësi të merrja për të arritur një standard të lartë që askush të mos thoshte asgjë. Standardi është aq i lartë saqë ne po synojmë të bashkëpunojmë edhe me Netflix, ata po presin vetëm numrin e shitjeve të biletave për të vërtetuar që ne jemi të shikuar në Shqipëri. Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur. Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë. Ndonjëherë këto buxhetet e fryra nuk merren vesh që janë bërë dhe duken si Lekë të harxhuara kot”,
tha Mamaqi.
/tvklan.al