STOP – EMISIONI 152 (SEZONI 4)
Vjedhja e celularit në autobus, Stop e gjen e ia kthen të zotit.
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi ankesën e qytetarit Altin Dajlani. Dajlani tregoi vjedhjen e celularit në linjën e autobusëve Kristal-Babrru. Bëri kallëzim në komisariatin numër 3, por as pas 6 muajsh nuk mori një përgjigje.
Gazetarja: Vendi ku ndodhemi sot është një stacion autobusi i linjës Kristal-Babrru. Në një prej autobusëve të kësaj linje ka ndodhur një vjedhje telefoni më 1 Shtator 2018.
Altin Dajlani: Në atë moment i drejtohem fatorinos dhe i them më ka humbur telefoni. Ai thotë që ka kamera në autobus dhe më thotë që nesër mund ta japim videon. Iu drejtova komisariatit nr. 3 pikërisht sepse ndodhesha në atë zonë dhe bëra denoncim bashkangjitur me videon, por që prej asaj kohe kanë kaluar 5,5 muaj-6 muaj dhe unë nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Pas transmetimit në “Stop”, personi që e kishte marrë e dorëzoi objektin pranë redaksisë dhe celulari shkoi sërish në dorën e të zotit Altin Dajlani.
Gazetarja: Telefoni juaj është dorëzuar në redaksinë e emisionit “Stop”.
Altin Dajlani: Ju falënderoj për punën që keni bërë. Atë që nuk bëri Policia e Shtetit për 6 muaj, ju e bëtë për 3 ditë.
Kukës, mësuesja godet e shan fëmijët me fjalët: kuckë e pise.
Në emisionin “Stop” kanë mbërritur shumë denoncime për sjelljen e mësueses Bedrie Kastrati. Ajo jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit.
Në sajë të bashkëpunëtorëve, “Stop” arrin të sjellë me zë dhe figurë mënyrën e sjelljes së arsimtares me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon matematikën. Në fjalorin e mësuese Bedrie nuk mungojnë fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditjet fizike pa shkak.
Mësuesja: Hajde, o Red (hajde) pak këtu! Vetëm ti e ke bërë këtë gabim, asnjë nxënës tjetër nuk ma ka bërë këtë gabim. Gjeje sa bëjnë!
Kështu lloj ushtrimesh vetëm Redi s’i kupton.
Një nxënës: O sa e lehtëë…!
Mësuesja: Si e gjejmë? Bëji veprimet ti!
(Një nxënëse që hyn me vonesë)
Mësuesja: Pse erdhe mbrapa meje ti? Çohu më herët prej gjumi, kuçkë!
Gjithmonë del në orën… . I levrit flokët atje, si me pa…
Pra, pjesëtojmë këtë me këtë, 20:… dhe është me kllapa dhe për atë punë jua dhashë ushtrimet me kllapa, që janë edhe te shprehjet, janë origjinal si këto.
Pastaj ajo, që del nga 20:4 bëjnë 5, e shumëzojmë me 3, 5×3=15.
Kush nuk ka bo testin…?
ik, ik, ik…!
Mësuesja: Sa bëjnë 36×4 , 154? Po 36:4 bëjnë…
Nxënësi: O mësuese shihe, po pjesëtim këtu, e pjesëtim aty!
Mësuesja: E ke bo 2, pjesëtim këtu edhe pjesëtim aty. Po e ke shkruajtur njësoj, këtë veprimin këtu e ke bo mirë, po mendja…
Mësuesja: E mbarove Rei?
-Rei i mbarove?… (shpullë)
Mësuesja: Ky ka pllakit krejt.
Ky ka pllakit krejt, ka pllakit krejt. E ka lon rrugën e Zotit.
-Gjej ndryshesën e 5/7-ve të 49 me dy! Kollaj e keni, mo mësuese…..
Mësuesja: Shif ore ti, e kanë bo njëlloj, njëlloj e kanë bërë të dy njëlloj, njëlloj e kanë bërë të dy, njëlloj.
Mësuesja: Do e keni në test, mo mësuese, do e keni në test! Thyes e një numri.
Një nxënës: O mësuese, a ikën…?
Mësuesja: Po, i mori mësuese Aida. Mori Redin, Asin edhe Anën. Ku di unë, për ça i duhen?
Nxënësi: Pse? Për prova?
Mësuesja: Po s’ka lidhje ty, s’more pjesë. Kanë marr shumë besa…
-Ta vesha … fol tamam , do të mbys krejt, surrat!
-Mos fli gjumë , mos fli gjumë!
(Shpullë nxënësit)
Mësuesja: Edhe ti, a? Edhe ti mos me e ditur, a? Mirë këta që s’e dinë, po dhe ti?!
Mësuesja (shpullë nxënësit): Herë, herë jo plus! Herë!
Nxënësi: U kujtova.
Mësuesja: U kujtove tani!
Mësuesja: Ça halli ke ti?
Nxënësi: Jo për Zotin, s’…
Mësuesja: Ça ke? (shpullë)
-Edhe ti si Arlinda. Gjej ka numrin 4,36 me ato do punosh. Me ato do punosh!
Mësuesja: Dil në tabelë! Ec! 5/ 7 e 49. Ec! 5/ 7 e 49, baraz, sa bëjnë?
Mësuesja: Po sa të ka dalë?
Nxënësi: 49!
Mësuesja: Ec mor djalë, Ec!
Mësuesja: Ka të ka dalë ky 53? Ka të ka dalë?
5/7 e 49, gjema këtu 5/7 e 49! Shkruaje! Shkruaje 5/7 e 49!
Mësuesja: Çfarë është elektriciteti?
Elektriku i dorës punon, kur x e tij prodhojnë elektricitet.
(Bërtet)
-Këtu me…
-A do tashti me ta lëshuar kokën te muri unë ty?!
Pise!
Shpulla, fyerje e ulërima. Kjo është ora e matematikës për këta fëmijë, të cilët janë në klasë të katërt, pra vetëm 10 vjeç.
Allgjatë, shkolla nuk bën mësim, drejtori inspektim një herë në javë.
Prindërit e nxënësve në shkollën Allgjatë, në fshatin me të njëjtin emër ankohen, se fëmijët e tyre nuk bëjnë mësim.Të premten e shkuar në shkollë ka patur vetëm një mësues.Të hënën pasuese nxënësit ishin duke luajtur në oborr,pasi thonë, se mungon mësuesi. Gazetarja i drejtohet drejtorit të shkollës Artan Allgjata, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i shkollës “Ibrahim Hima”.Ai thotë, se nuk ka dijeni për këtë problemtikë. Vetë shkon për vëzhgim një herë në javë në Allgjatë, por nuk pranon, se aty nuk zhvillohet mësim. Përsa i përket problemit, që mësuesit nuk i mësojnë fëmijët, sipas drejtorit, është zgjedhje e secilit. Ai vetë psh, e ka hequr vajzën nga ajo shkollë.