Tirana, model për mjedisin


Tirana, model për mjedisin

15:54 04/04/2019

Tirana është cilësuar si një model suksesi sa i takon mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës  në Forumin e Mjedisit të Qyteteve Europiane. Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Xhenovës, Veliaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kryebashkiakëve për objektivat e 2030.

“Në kaq pak kohë të arrish kaq shumë dhe të vlerësohesh në të gjithë Europën është e gjithë merita e qytetarëve të Tiranës. Do të thotë se kur punojmë bashkë mund të ndryshojmë mentalitetin, mund ta lëmë histerinë mënjanë, të lëmë sherret me njëri-tjetrin dhe të fokusohemi në projekte që realisht rrisin cilësinë e jetës. Nëse të gjithë bashkë, si një familje, bashkëpunojmë kështu edhe në katër vitet e tjera, sigurisht që edhe ato do të jenë një histori suksesi”.

Forumi i Mjedisit të qyteteve evropiane në Xhenova bëri bashkë politikanë dhe kryebashkiakë nga e gjithë Europa për të diskutuar dhe ndarë njohuritë e praktikat e mira për çështjet mjedisore. Sot ky forum mbledh më shumë se 8,800 përfaqësues nga autoritetet lokale dhe rajonale nga 57 vende të ndryshme.

Tv Klan






Të ngjashme