Patëllxhanë të mbushur (Video)
Përbërësit:
400 gr salcë domate
300 gr oriz
150 djathë i grirë
120 gr djathë i tymosur mozzarella
50 gr verë
30 gr vaj ulliri
30 gr borzilok
4 patëllxhanë
1 domate
1 qepë
Rigon
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të lëkurat e qepës dhe borzilok.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepë të grirë imët dhe shtojmë orizin. Pasi të skuqen bashkë për pak minuta i shuajmë me verë. Pasi të avullojë alkooli shtojmë pak nga pak bulioni dhe domate të grirë imët.
Presim përgjysmë patëllxhanët dhe i heqim pjesën e brendshme. Më pas i vendosim në një tavë, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe i vendosim në furrë për pak minuta sa të zbuten. Në një tenxhere skuqim pak qepë, pjesën e brendshme të patëllxhanëve, shtojmë në të salcë dhe ujë. Pasi të ziej e bëjmë krem me mikser. Heqim nga soba orizin dhe shtojmë në të djathin e grirë. Me masën e përgatitur mbushim patëllxhanët, mbi to djathë mozzarella dhe djathë të grirë dhe i fusim në furrë.
/tvklan.al