Fileto viçi me bullgur dhe perime (Video)
Përbërësit:
200 gr fileto viçi
200 ml verë
100 gr bullgur
1 lugë uthull balsamime
1 kungull
1 qepë
1 karotë
1 spec i kuq
1 spec jeshil
Pak spinaq
Rozmarinë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tas me ujë shpërlajmë bullgurin dhe më pas e hedhim në një tenxhere me ujë që të ziejë. Presim në feta të holla fileton e viçit, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe rozmarinë.
Presim në feta të holla perimet. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën, më pas shtojmë mishin, i mbulojmë me verë dhe i lëmë të ziejë. Në një tjetër tigan skuqim të gjitha perimet bashkë, më pas shtojmë bullgurin e zier dhe i skuqim të gjitha bashkë. Vendosim në pjatë fillimisht bullgurin me perime dhe mbi të mishin e zier me verë.
/tvklan.al