Samosa (Video)
Përbërësit:
370 gr patate
250 gr miell
100 gr ujë
100 gr bizele
70 gr lajthi
50 gr vaj
50 gr xhinxher
2 thelpinj hudhër
1 qepë
1 spec djegës
1 lugë kafe tumerik
1 litër vaj për skuqje
Mozarella
Kripë
Piper
Përgatitja:
Bëjmë bashkë në një tas miellin, vajin, ujin, kripën, piperin dhe e bëjmë brumë. Më pas e mbështjellim me letër pelikul dhe e lemë të pushojë për pak minuta. Presim në kubike të vogla patatet dhe i vendosim në një tenxhere që të ziejnë me një lugë kafeje numerike. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën, hudhrën, shtojmë patatet e ziera, stikat e bluara, spec djegës, xhinxher. Pasi të skuqen të gjitha bashkë, në fund shtojmë bizelet, djathin e grirë dhe djathin mozzarella. Hapim brumin, presim disa copëza në formë trekëndëshi dhe i mbushim me masën e përgatitur. I mbyllim mirë dhe i skuqim.
/tvklan.al