10 viktima nga përmbytjet


10 viktima nga përmbytjet

15:00 10/04/2019

Këto janë pasojat e motit të keq që ka mbërthyer orët e fundit Rio de Zhaneiron. Të paktën 10 persona humbën jetën nga rrebeshi që i gjeti autoritetet dhe banorët të papërgatitur. Ujërat e furishëm vërshuan ngado nëpër rrugë e banesa.

Autoritetet lokale shpallën gjendjen e emergjencës. Sipas tyre, niveli i shiut të rënë arriti në 246 mm duke tejkaluar brenda një dite mesataren mujore.

Autoritetet po evakuojnë qindra banorë nga periferia jugore, e prekur më shumë nga përmbytjet. Mësimi atje është pezulluar përkohësisht.

Tv Klan






Të ngjashme