Kush zotëron aksionet e kompanisë së sigurisë të aeroportit “Nënë Tereza”?
Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka treguar se kush fshihet pas ICTS, kompanisë private të sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Prençi ka treguar se ITCS është një kompani qipriote me aksioner Giorgio Riformaton, pilotin italian që u arrestua në Maj të vitit 2014 kur u rrëzua avioni me drogë në Divjakë.
“Ata e kanë ditur shumë mirë dhe shumën e parave. Hedh dyshime të arsyeshme për ICTS. ITCS është një kompani qipriote. Emrin ka qipriot. Përqindjet më të mëdha i ka Riformato. Personi që është filmuar që shoqëronte Riformaton ka aksionet më të mëdha. Aksionet më të i kanë shqiptarët që fshihen nga mbrapa”,
u shpreh Prençi.
Sigurinë e perimetrit brenda aeroportit të Rinasit e ka marrë kompania private në vitin 2004 dhe i është hequr policisë shqiptare.
Pas deklaratës së Shemsi Prençit ka reaguar Fatmir Braka, avokati i kompanisë ICTS, i cili reagoi në emisionin “Opinion” duke thënë se aksionet janë 100% qipriote. Kurse Prençi ka reaguar sërish duke thënë se është vetë avokati aksioner.
Shemsi Prençi: “
Avokati është vetë aksioner, e them me përgjegjësi të plotë”.
/
tvklan.al