Buka integrale përgatitur në kushte shtëpie (Video)


Buka integrale përgatitur në kushte shtëpie (Video)

19:40 11/04/2019

Të  përgatisësh bukën në shtëpi është me të vërtetë diçka emocionuese dhe e shëndetshme për stomakun. Ajo të tundon që në momentet kur nis të piqet në furrë, kur mbush gjithë shtëpinë me aromën fantastike të saj.

Dhe pikërisht për të na treguar recetën se si të përgatisim vetë në shtëpi bukën, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan shefja e njohur e kuzhinës, Zonja Tefta.

“Për përgatitjen e bukës integrale nuk përdorim maja, por brumë të ardhur. E tresim atë fillimisht me ujë, më pas shtojmë vaj ulliri dhe kripën. Më pas miellin integral. Për 450 gr miell duhen 350 ml ujë. Më pas përziejmë farat me pak miell dhe i shtojmë tek brumi. Pasi brumi bëhet gati e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të qëndrojë 45 deri në 50 minuta. Pasi të vijë e vendosim në tavë, hedhim mbi të fara susami. E mbulojmë sërish dhe lëmë të qëndrojë për 45 minuta. Më pas e fusim në furrë dhe e pjekim në 240 gradë. Nëse duam që korja të jetë e butë, atëherë vendosim një enë me ujë poshtë zgarës ku kemi vendosur buka dhe ajo nuk e lejon koren të forcohet”,

tregoi Zonja Tefta.

/tvklan.al   






Të ngjashme