Nëna e 4 fëmijëve duket 10 vite më e re pasi humbi peshë


Nëna e 4 fëmijëve duket 10 vite më e re pasi humbi peshë

21:50 13/04/2019

Një grua 43-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve duket 10 vite më e re pas humbjes drastike të peshës. Clare O’Brien ka humbur 45 kilogramë pasi ndërpreu konsumimin e pijeve me gaz dhe ushqimeve të pashëndetshme. Ajo thotë se është detyruar të riorganizojë garderobën e saj, pasi veshjet e mëparshme nuk i përshtaten.

43-vjeçarja tregon se humbja e peshës e ka bërë më të lumtur, duke i dhënë asaj pamje më rinore. Sipas Clare, njerëzit shpesh e ngatërrojnë me vajzën e saj kur shikojnë fotografitë.

Clare ka katër fëmijë të moshave 19, 18, 12 dhe 11 vjeç. Para se të binte në peshë, 43-vjeçarja shprehet se konsumonte në sasi të madhe ëmbëlsirash, biskota dhe ushqime fast-food. Kjo situatë zgjati deri para dy vitesh, kur nisi të ushqehej shëndetshëm dhe të shkonte në stërvitje rregullisht.

“Ndihem shumë e trishtuar kur shikoj fotot e mia para se të humbisja peshë, sepse tani e di sa e lumtur jam dhe sa e sigurt në vetvete”

, shprehet Clare. /

tvklan.al






Të ngjashme