S’të duket e gabuar që ndërhyn në punët e Zotit? Skerdi Faria: Njerëzit… (Video)
Trendi i vajzave të reja dhe grave për të ndryshuar dhe për t’u dukur gjithnjë e më të reja është kthyer në trend tashmë.
Mjeku estetist Skerdi Faria, i njohur ndryshe si “doktori i vipave”, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan foli pikërisht për këtë temë. Por drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi iu drejtua doktorit duke e pyetur nëse i duket i gabuar fakti që ndërhyn në punët e Zotit, por ai u përgjigj duke thënë se njërëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me veten e tyre.
Ermal Mamaqi: Nuk të duket e gabuar që ndërhyn në punët e Zotit?
Skerdi Faria: Po pse unë nuk jam i Zotit?
Ermal Mamaqi: Po, po, por Zoti i ka krijuar njerëzit që të deformohen dhe ti u heq deformimin.
Skerdi Faria: Zoti i ka lënë njerëzit të lirë të bëjnë çfarë të duan me veten e tyre.
Ermal Mamaqi: Po ti vetë çfarë do ndryshoje në trupin tënd?
Skerdi Faria: Unë jam perfekt, s’kam çfarë ndryshoj.
/tvklan.al