Ravioli me asparag dhe pançetë (Video)
Përbërësit:
300 gr asparag
150 gr pançetë
100 gr gjizë pa kripë
50 gr gjalpë
1 kg miell
1 lugë tumerik
Borzilok
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim në një tas miellin, shtojmë vezët, kripë, piper, vaj, tumerik dhe i përziejmë të gjitha bashkë derisa të formohet brumi. Më pas brumin e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë. Në një tenxhere me ujë vendosim bishtat dhe lëkurat e asparagëve që të ziejnë. Në një tjetër tenxhere vendosim vezët që të ziejnë. Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri skuqim pançetën dhe bishtat e qëruar të asparagëve.
Vendosim në një tas gjizën, shtojmë në të trumzë, borzilok, bukë të grirë dhe të gjithë mbushjen e vendosim në një qese pastiçerie.
Hapim brumin dhe e presim në forma rrethore, e mbushim me përbërjen që përgatitëm. Raviolit i vendosim të ziejnë në tenxheren ku u zien bishtat e asparagëve dhe më pas i kalojmë në tiganin ku skuqëm pançetën dhe asparagët.
/tvklan.al