Spitali i Durrësit,ankesa nga qytetarët (19 tetor 1998)
Spitali i ri i Durrësit i lënë përgjysëm dhe gjendja anormale e spitalit ekzistues ka bërë që mijëra qytetarë durrsakë t’u drejtohen me peticione krerëve të Ministrisë së Shëndetësisë, por dhe drejtuesve të tjerë të shtetit. Në një takim me zyrtarët e Organizatës Ndërkombëtare OPEK që kanë dhënë një ndihmë me kredi afatgjatë, dhe Drejtoreshës së Zyrës për Zbatimin e Projektit në Ministrinë e Shëndetësisë, Violeta Sinojmeri është rënë dakort që e drejta e palës shqiptare për të tërhequr të ardhura nga kredia të shtyhet në një afat të mëtejshëm. Ajo shton se po punohet për takimin që do të kryhet në Vienë përsa i përket kushteve dhe afateve.
Pamje nga Spitali i Durrësit. Pamje nga Ministria e Shëndetësisë. Flet Drejtoresha e Zyrës për zbatimin e projektit në Ministrinë e Shëndetësisë, Violeta Sinoimeri./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj