Satan 2 gati për t’u dislokuar
Vladimir Putin ka paralajmëruar se raketa e re, e quajtur Satan 2, është thuajse gati për t’u dislokuar.
Armë të tjera të gjeneratës së re, raketat hipesonike Kinzhal dhe sistemi lazer Peresvet, janë vendosur në “pozicion luftimi”.
“Testet e fundit të raketës balistike interkontinetale Sarmat kanë qenë të suksesshme”,
tha Putin.
Sarmat, i njohur nga Perëndimi si Satan 2, shihet në Rusi si raketa më e fuqishme ndërkontinentale balistike.
Sipas mediave ruse, Putin i bëri deklaratat gjatë një ceremonie ku shpërbleu oficerët e lartë dhe ku mësohet se tha që testet e raketave po vijojnë me sukses.
Moska zyrtare thonë se Satan 2 mund të shmangë mbrojtjen amerikane dhe është e aftë të shkatërrojë një zonë sa Anglia dhe Uellsi, apo Teksasi.
/tvklan.al