Republikanët , konferencë për shtyp (24 tetor 1998)
Në një konferencë per shtyp kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thote se nëse Kushtetuta do të marrë votën e më pak se 50 për qind të zgjedhësve atëherë zgjedhjet e reja do të ishin të domosdoshme. Sipas kreut republikan Mediu një votim i tillë do të kërkonte një raport të ri politik në Shqipëri dhe vetë Kushtetuta do të ishte e paqëndrueshme. Përsa i përket vërejtjeve për të, republikanët theksuan se do të marrin të gjitha iniciativat e mundshme ligjore për bërjen e amendamenteve të nevojshme sidomos përsa i përket pavarësisë së pushtetit gjygjësor i cili rezulton i manipuluar për Gjykatën e Lartë.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në konferencë për shtyp./tvklan.al