Saltimboca romane (Video)
Përbërësit:
300 gr patate
200 gr kontrafileto gici
100 gr proshutë krudo
50 gr pomodorini
50 gr bizele të freskëta
1 limon
Sallatë jeshile
Majdanoz
Sherebelë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Presim në disa feta të holla kontrafileton e gicit, i rrahim pak me çekiç dhe i kalojmë në miell. Më pas mbi fileto vendosim gjethe sherbele, të cilën e mbulojmë me proshutë. Në një tenxhere me ujë vendosim bizelet që të ziejnë. Pasi të ziejnë për 1 minutë i vendosim në një tas me ujë të ftohtë dhe iu nxjerrim kokrrat. Në të njëjtën tenxhere ku ziejmë bizelet vendosim të ziejnë patatet. Në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër skuqim kontrafileton e gicit me proshutë dhe sherebelë. Pasi skuqen shtojmë ujë nga ai ku u zienë patatet dhe bizelet dhe i lëmë të ziejnë për pak minuta.
Copëtojmë me duar sallatën dhe e vendosim në një tas, shtojmë në të bizelet e ziera, pomodorini dhe limon. Patatet e ziera i marinojmë me pak majdanoz, hudhër, kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim në pjatë fillimisht papatet, më pas sallatë dhe mbi të kontrafileton e gicit me proshutë dhe sherebelë.
/tvklan.al