Fileto gici me tempura (Video)
Përbërësit:
700 gr ujë i gazuar
300 gr miell
200 gr kungull jeshil
200 gr karota
200 gr kërpudha champinin
200 gr asparag
200 gr spec i kuq
2 të verdha veze
1 kg fileto gici
1 degë rozmarinë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Marinojmë fileton e gicit me kripë, piper, vaj ulliri, rozmarinë, e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të qëndrojë. Pastrojmë perimet dhe i presim në forma të gjata. Më pas i vendosim në një tenxhere të ziejnë për pak minuta. Në një tigan vendosim të skuqet fileto, të cilën më pas e fusim në furrë për disa minuta. Ndërkohë përgatisim brumë petullash me miell, ujë të gazuar, vezë, kripë dhe perimet e ziera i lyejmë me brumë dhe i vendosim të skuqen. Vendosim në pjatë fillimisht fileton dhe më pas perimet e skuqura me brum petullash.
/tvklan.al