Shporta me krem limoni dhe luleshtrydhe (Video)
Përbërësit:
2 vezë
1 petë byreku
Për kremin:
500 gr qumësht
300 gr luleshtrydhe
40 gr niseshte
3 vezë
1 limon
Pana pastiçerie
Përgatitja:
Fillimisht vendosim në një tenxhere qumështin bashkë me lëkurat e limonit që të ngrohet. Në një tas vendosim dy të verdha veze dhe një të plotë. Shtojmë sheqerin dhe i rrahim së bashku. Më pas shtojmë në të niseshte dhe qumështin që ngrohëm me lëkurë limoni. Pasi i përziejmë të gjitha produktet bashkë me mikser, i vendosim sërish në tenxhere dhe e përziejmë gjatë gjithë kohës derisa të mpikset kremi. Presim në forma katrore petët e byrekut, i vendosim mbi stampa alumini, mbi peta vendosim një tjetër stampë dhe i pjekim për 7 minuta. Kremin e përgatitur e vendosim në një tavë që të ftohet. Në një tas vendosim panën dhe e fryjmë me mikser. Një pjesë të panës së fryrë e përziejmë me kremin që përgatitëm. Disa prej luleshtrydheve i bëjmë krem, me pak lëng limoni dhe pak sheqer. Ndërkohë disa të tjera i vendosim në tas, shtojmë gjithashtu në to lëng limoni dhe sheqer. Nxjerrim nga furra “shportat” me petë. Vendosim në pjatë kremin e luleshtrydheve, mbi të shportën e mbushur fillimisht me krem pastiçerie, luleshtrydhe dhe pana.
/tvklan.al